Gjurmë 8500 vjeçare në Lin, arkeologët: Vendbanimi Palafit, më i vjetri në Evropë
Rezultatet e gërmimeve mbi 4 vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre të universitetit të Bernës kanë konfirmuar se vendbamimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë mbi 8500 vjeçar, ose 6 mijë vjet para Krishtit.
Albert Hafner arkeolog nga Zvicra thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8-9 mijë vjet më parë, të cilët më pas janë përhapur në Itali dhe gjithë Europën. Ky vendbanim është 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër thotë ai.
“Kemi që në 2021 që gërmojme dhe ndjekim gjurmët qe na çojnë deri në 5800 vite para Krishtit. Po gërmojme për drunjtë e ujit më të vjetër në Europë. Në Zvicër kemi gjetur 6000 vite të vjetër ndërsa këtu kemi gjetur deri në 8000 vite të vjetër. Banorët këtu kanë qenë fermerë. Nga gjetjet, mund të themi që është palafiti më i vjetër në Europë’”- tha ai.
Për arkeologun shqiptar Adrian Anastasi, gjetjet mund të vendosen në Pogradec apo edhe me forma dixhitale në funksion të turizmit arkeologjik.
“Ka shumë mënyra, janë mënyra dixhitale, janë mënyra botuese, janë lloj lloj formash, telekamerat në ujë të cilat krijojë idenë dhe kanë më shumë sukses si një muze virtual, muze modern që ekspozohet ajo çfarë është nën ujë por njëkohësisht edhe mbrohet”- theksoi Adrian Anastasi, arkeolog.
Gërmimet në vendbanimin e palafit të Linit tashmë po zhvillohen në ujë, pasi vendbanimi ka qenë i ndërtuar mbi drurë në tokë dhe liqen. Ndërsa ka të dhëna se një tjetër vendbanim i tillë është edhe pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut.
Rruga Press