Lajme

Euro godet “Made in Albania”, supermarketet mbushen me mallra importi, fitojnë tregtarët

Nga bulmeti te mishi e nënproduktet e tij, përfshirë drithin, zarzavatet, farat e bimët industriale bashkë madje me lëkurën apo plastike.

Rastet e dyqaneve dhe supermarketeve mund të mbushen së afërmi me mallra importi në vend të atyre shqiptare. Kjo për shkak të zhvlerësimit të euros. Rënia e valutës europiane i bën mallrat nga jashtë më joshëse për importuesit pasi iu rrit këtyre të fundit marzhin e fitimit.

“Është e drejtë. Kjo pasi matjet e Eurostat tregojnë se produktet vendase shqiptare janë 6-8 për qind më të shtrenjta se ato europiane. Kësisoj produktet e importit bëhen më joshëse.”Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie

Shembulli më aktual i zëvendësimit të produkteve vendase me ato të huaja vjen pikërisht nga drithi. Ndonëse me një çmim sa gjysma e atij një viti më parë (grafik 2) gruri vendas po mbetet stok, ndërsa kompanitë e industrisë së blojës po frunizohen nga Serbia, Ukraina apo Rusia.

Lexo më shumë  Për herë të katërt në tri ditë, Vuçiqi kërcënon sërish me Ibrin

“Kjo pasi çmimi është më lirë nga importi. Kjo dëmton prodhimin vendas dhe dekurajon fermerët.”Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie

Mbivendosja e produkteve të importit ndaj atyre “Made in Albania” shihet me rrezik nga ekspertët edhe në drejtim të nxitjes së emigracionit. Dekurajimi i fermerëve do të prodhojë më shumë largime thonë ata.

Rruga Press

YouTube player