Bota

Gjukanoviq: S’mund të tolerojmë punën e një qeverie që neglizhon interesat e shtetit malazez

Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq deklaroi se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) është e vetëdijshme se rënia e qeverisë së Malit të Zi mund të ngadalësojë procesin e integrimit evropian.

Deklaratën, Gjukanoviq e dha këtë të hënë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun bullgar Rumen Radev, shkruan RTCG.

Megjithatë, Gjukanoviq u shpreh se DPSM se si partia më e fortë parlamentare nuk mund të tolerojë punën e një qeverie që neglizhon interesat e shtetit malazez.

Ai theksoi se do të bisedojë me të gjithë deputetët për zgjidhjen e krizës politike.

Lexo më shumë  Paketa amerikane 61 miliardëshe, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

“Kushtetuta ofron më shumë opsione, ofron votë mosbesimi ndaj qeverisë, duke shkurtuar mandatin e parlamentit. Do të bisedojmë me subjektet e tjera parlamentare dhe do të shohim se për cilin skenar mund të arrihet një konsensus”, tha presidenti.

Ditën e djeshme, partia e Gjukanoviq, lëshoi një deklaratë këtë të dielë ku theksohet keqardhja për ndryshimin e kursit politik të Malit të Zi, ku përmendet edhe miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Lexo më shumë  Çfarë mund të përfshijë pakoja ushtarake 61 miliardë dollarëshe për Ukrainën?

Sipas DPS, marrëveshja është votuar pa u konsultuar, ka mangësi të shumta që janë shpallur publikisht nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar e subjekte të shumta politike si dhe përbën rrezik për shtetin.

Të premten, qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviq miratoi Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *