Gjeopolitikë

Gjukanoviç thirrje zyrtarëve evropianë: Mbroni Ballkanin Perëndimor nga ndikimi i palëve të treta

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç u shpreh se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbrojtje më vendimtare nga ndikimi i palëve të treta.

Gjukanoviç theksoi nevojën për një nxitje dhe angazhim të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE dhe kërkoi “mbrojtje më të vendosur dhe më të menduar të rajonit nga ndikimi malinj i palëve të treta, i cili nuk është vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe në Evropë”.

SKëto deklarata të Gjukanoviçit erdhën gjatë një takimi me anëtarët e delegacionit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë të cilët janë në një vizitë studimore në Mal të Zi dhe në rajon.

Lexo më shumë  Ministrja Gërvalla: Serbia përbën rrezik për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Në një komunikatë të Kabinetit të Presidentit malazez thuhet se zyrtarët evropianët kanë shprehur interesim për pikëpamjen e Gjukanoviçit për situatën në Mal të Zi dhe rajon, mundësitë për zgjidhjen e krizave të brendshme politike, por edhe marrëdhëniet dhe pasojat gjeopolitike.

Në komunikatë thuhet se Gjukanoviç u konfirmoi përfaqësuesve të Këshillit se diskutimet mbi rajonin janë të rëndësishme për stabilitetin e Evropës, por edhe për fuqinë dhe prestigjin e mëtejshëm të NATO-s.

Lexo më shumë  BE-ja vendos sanksione edhe ndaj 19 rusëve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *