Art & Kulturë

Gjuhët e rrezikuara dhe Diaspora/ QSPA sjell konferencën ndërkombëtare në Tiranë

“Gjuhët e rrezikuara dhe Diaspora” titullohet konferenca ndërkombëtare në Tiranë, ku një vëmendje e madhe do t’i kushtohet edhe një problemi të mprehtë, të patrajtuar më parë në trajtë akademike të këtyre përmasave: “Gjendja e arbërishtes dhe studimet mbi të si gjuhë e rrezikuar e diasporës”. Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bën me dije se konferenca zhvillohet nga data 16 deri më 19 dhjetor. QSPA shprehet se konferenca “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” realizohet rregullisht çdo vit nga Fondacioni për Gjuhët e Rrezikuara (FEL) në bashkëpunim me universitetet dhe qendrat shkencore më të mira të botës dhe sivjet shënon edicionin e saj të 25-të.

“Në këtë vit jubilar, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) është zgjedhur zyrtarisht si institucioni pritës organizator i kësaj konference, e cila njihet si një prej konferencave më të rëndësishme ndërkombëtare. Si rezultat i bashkëpunimit mes Fondacionit për Gjuhët e Rrezikuara (FEL) me qendër në Londër dhe Qendres së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA), nga data 16-20 dhjetor 2021, për herë të parë në Shqipëri Tirana do të mblidhen 50 studiues, akademikë, sociolinguistë e linguistë prej të vendeve të ndryshme të botës, duke filluar nga Europa, Azia, Amerika, Zelanda e Re dhe Australia”, shkruan QSPA.

Përzgjedhja e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët dhe e Shqipërisë si vend pritës për edicionin e 25-të, përbën një mundësi të artë për kthimin e vëmendjes ndaj studimit të thelluar të gjuhës dhe të kulturës shqiptare edhe në arenën ndërkombëtare. Prurjet e kësaj konference shkencore ndërkombëtare sjellin mes të tjerash edhe vëmendjen e posaçme për të shqyrtuar dhe diskutuar gjendjen dhe perspektivat për mbijetesën e dialekteve të shqipes jashtë vendit amë: të folmeve të arbëreshëve në Itali, në Kroaci, të arvanitasve, etj.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *