KryesoreLajme

Gjuha shqipe nxjerr mbi sipërfaqe shovinizmin e pushtetit lokal në Veles të MV-së

Shkruan Medai Shaholli

Shfaqje të shovinizmit dhe të albanofobisë këto ditë në gjimnazin ‘Koço Racin’ të Velesit në Maqedoninë e Veriut, kundër pranimit (më shumë se 22 nxënës) të kufizuar të nxënësve shqiptarë janë vazhdimësi e politikës antishqiptare të pushtetit në dekada ndaj gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Qëndrimi i këshillit komunal të Velesit dhe kryetarit të komunës kundër pranimit përtej numrit të kufizuar të nxënësve shqiptar në këtë gjimnaz edhe pse ia lejon kushtetuta, tregon edhe njëherë se shovinizmi dhe albanofobia nuk është shkulur nga kokat e sëmuara komunës së Velesit dhe të mbarë sllavo-maqedonasve të ‘drzhavës’ kundër gjuhës dhe arsimit shqip të nxënësve shqiptarë.

Lexo më shumë  Ndahen mbi 690 mijë euro për ndërtimin e rrugës që shpie tek “Ujëvara e Mirushës”

Në kohën kur ‘drzhava Severna’ kërkon të hapë negociatat me BE-në si shtet demokratik dhe nga ana tjetër përpiqet t’ia kufizojë të drejtën e të mësuarit nxënësve shqiptarë në gjuhën amëtare është paradoks i paparë që mban vulën ‘made in Macedonia’!

Kjo është ‘drzhava demokratike’, ku edhe pse kushtetuta ua njeh shkollimin e mesëm të detyruar pakicave ( sipas ‘drzhavës’ shqiptarët janë pakicë minoritare e 20%) në gjuhën e tyre, frika e humbjes së supremacisë mbi shtetin dhe pushtetin si dhe alarmi nga zgjimi kombëtar i kësaj pjese të shqiptarëve të nëpërkëmbur në dekada për mësim në gjuhën shqipe, nxjerr mbi sipërfaqe llumin e shovinizmit sllavo-maqedon kundër kulturës dhe arsimit shqip në këto anë të shqiptarisë.
Ky është mentaliteti i ‘kombit superior’ mbi të tjerët që ruan dhe mbron me çdo kusht privilegjet e shtetit dhe pushtetit vetëm për sllavët, ndërsa shqiptarët dhe pakicat e tjera nacionale duhet t’i nënshtrohen despotëve të Shkupit si vasalë të nënshtruar të një kohe të perënduar.

Lexo më shumë  Kurti për zgjedhjet: Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë të gatshëm

Ndaj, shqiptarët janë në të drejtën e tyre për t’u arsimuar në gjuhën shqipe dhe se partiçkat tona e kanë rastin për t’u dëshmuar nëse janë për mësim të kufizuar të shqiptarëve si në kohën e ‘meshani paralelki’ apo do të qëndrojnë në anën e shqiptarëve të Velesit për mësim të pakufizuar në gjuhën shqipe!

Rruga Press

YouTube player