Lajme

Gjuha shqipe jo vetëm Harvard, kush janë universitetet e tjera që kanë në program gjuhën shqipe

Pak ditë më parë  Faton Limani, administrator pranë Departamentit të Letërsisë Krahasuese në universitetin e Harvardit konfirmoi se gjuha shqipe do të jetë pjesë e programit mësimor të universitetit prestigjioz.

Por Universiteti i Harvardit nuk është i vetmi që duke marre parasysh kërkesa e studentëve shqiptaro amerikanë bëri pjesë të kurrikulave gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe mësohet edhe në universitete dhe kolegje të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Është raportuar se një numër i konsiderueshëm studentësh zgjedhin të studiojnë shqip në Kolegjin “Mercy”. Sipas drejtorit të Programit të Gjuhëve të Huaja Moderne të Kolegjit “Mercy”, Alan Hartman, kishte më shumë studentë që studionin gjuhën shqipe në Kolegjin Mercy sesa në çdo kolegj tjetër në shtetin e Nju Jorkut gjatë nëntorit 2021.

Lexo më shumë  Ambasadori gjerman në Kosovë thirrje Serbisë: Ç'tensionoje situatën, menjëherë

“Shqipja është një gjuhë e rëndësishme në komunitetin tonë të afërt dhe një gjuhë e rëndësishme në Ballkan”, tha Hartman.

Në një artikull të botuar në faqen e internetit të kolegjit, Hartman theksoi se pasi vuri në dukje se ka shumë studentë shqiptaro-amerikanë që ndjekin Kolegjin Mercy, ai vendosi t’i pyeste nëse do të dëshironin të studionin zyrtarisht gjuhën. Interesimi i madh i studentëve e shtyu të shohë nëse ekziston mundësia e ofrimit të kurseve të gjuhës shqipe.

“Në Mercy, ne jemi në gjendje të përcaktojmë burimet e sakta që na duhen dhe si t’i shërbejmë më së miri popullatës sonë të veçantë studentore,” tha ai. “Kjo është ndryshe nga shumë institucione të tjera. Ky program na ndihmon të gjithëve të dallojmë si studiues premtues dhe komunitet unik akademik që jemi”, tha Hartman, duke nënvizuar se kolegji një ditë mund të ofrojë edhe një program studimi në gjuhën shqipe.

Lexo më shumë  Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takimi i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Në Yale, përmes programit të Drejtuar Independent Language Study (DILS), studentët mund të studiojnë një gjuhë që nuk mësohet në klasën e universitetit. Gjuha shqipe është ndër gjuhët e ofruara përmes këtij programi që nga viti 2001.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *