Lajme

Gjobitet Erjon Veliaj, bëri fushatë në ambjentet e TKOB

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj u ndëshkua me gjobë nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ, bashkë me ministren e Kulturës Elva Margariti dhe drejtoreshën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Abigeila Vushtina.

Shkak është bërë një aktivitet gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 Majit dhe ku Veliaj është denoncuar nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të Kodit Zgjedhor. Veliaj është ndëshkuar me shumën më të madhe prej 155 000 lekësh (rreth 1500 euro), ndërsa Margariti me 2 500 (rreth 25 euro) lekë të dhe Vushtina po ashtu me 2 500 lekë (rreth 25 euro).

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Titullarët e institucioneve të rëndësishme janë akuzuar nga Organizata Drejtësi Sociale për shkelje të kodit zgjedhor, gjatë fushatës së 14 majit.

Gjate mbledhjes KAS ka rrëzuar vendimin e Komisionerit Celibashi për te dënuar vetëm përgjegjësen e Ministrise se Kultures, Zerina Bruci, ndërkohe që ka vendosur gjobat ndaj titullarëve te institucioneve.

“Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën nr. nr. 35, datë 02.11.2023, me objekt, “Kërkesë për vendosje sanksioni administrativ në zbatim të vendimit nr. 812, datë 20.10.2023, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ndaj zj. Zerina Bruci, person përgjegjës për Ministrinë e Kulturës, në vlerën 3 000 (tre mijë) lekë”.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS rrëzoi kërkesën e Komisionerit dhe pranoi pjesërisht kërkesat e palës së interesuar Organizata “Drejtësia Sociale”.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

KAS vendosi sanksion administrativ:

Gjobë në masën 155 000 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) lekë ndaj z. Erion Veliaj
Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Elva Margariti;
Gjobë në masën 2 500 (dymijë e pesëqind) lekë ndaj zj. Abigeila Vushtina”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Rruga Press

YouTube player