BotaKryesore

GJND-ja nuk urdhëron armëpushim në Gazë, nuk e cilëson si gjenocid! Ja çfarë i kërkohet Izraelit

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka urdhëruar të premten armëpushim në Gazë, por i ka kërkuar Izraelit që t’i marrë të gjitha masat për të parandaluar akte të gjenocidit.

Gjykata ka thënë se ka juridiksion për të vendosur për masa urgjente, të kërkuara nga Afrika e Jugut, në rastin kundër Izraelit, në luftën e tij kundër Hamasit në Gazë.

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Gjykata ka thënë se Izraeli duhet të sigurohet që forcat e tij nuk kryejnë gjenocid dhe marrin masa për të përmirësuar situatën humanitare në Gazë.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Sipas saj, Izraeli duhet t’i raportojë gjykatës brenda një muaji, për të treguar se çfarë po bën për të zbatuar urdhrin.

Gjykata nuk e ka refuzuar trajtimin e rastit, siç ka kërkuar Izraeli. Ndalja e luftimeve në Gazë ka qenë kërkesa kryesore e Afrikës së Jugut.

Masat e përkohshme që ka marrë gjykata:

  1. Izraeli duhet të ndërmarrë të gjitha masat për të parandaluar çdo akt që mund të konsiderohet gjenocidal – vrasja e anëtarëve të një grupi, shkaktimi i lëndimeve trupore, shkaktimi i kushteve që sjellin shkatërrimin e një grupi, parandalimi i lindjeve
  2. Izraeli duhet të sigurojë që ushtria e tij të mos kryejë ndonjë akt gjenocidal
  3. Izraeli duhet të parandalojë dhe të ndëshkojë çdo koment publik që mund të konsiderohet nxitje për të kryer gjenocid në Gaza
  4. Izraeli duhet të ndërmarrë masa për të siguruar qasje për ndihma humanitare
  5. Izraeli duhet të parandalojë çdo shkatërrim të provave që mund të përdoren në një rast gjenocidi
  6. Izraeli duhet ta dorëzojë një raport në gjykatë brenda një muaji nga kur jepet ky urdhër
Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Si pasojë e operacionit ushtarak të Izraelit në Gazë, janë vrarë më shumë se 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

YouTube player