Lajme

Abbott-i në takim me Sveçlën thekson mbështetjen e Britanisë për hetimin e sulmit në Banjskë

Ambasadori në largim i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka takuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Abbott në takim me Sveçlen ka folur për një sërë çështjes teksa ka theksuar se Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për të hetuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

“Në takimin tim lamtumirës me ministrin Xhelal Sveçla, diskutuam për bashkëpunimin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës për një sërë çështjesh të sigurisë, si dhe ndikimin e sulmit në Banjskë. Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën në përpjekjet për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Abbott në platformën X.

Rruga Press

Lexo më shumë  Maqedonci takon në Varshavë ministrin polak të Mbrojtjes, tregon se për çka diskutuan
YouTube player