KryesoreLajme

GJKKO përgënjeshtron Veliajn i cili gënjen edhe nga qelia: Nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment

Gjykata e Posaçme ka reaguar pas publikimit nga kryebashkiaku Erion Veliaj i transkriptimit të replikave gjatë seancës gjyqësore të 12 Shkurtit ku iu caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

GJKKO shprehet se është bërë verifikimi në sistemin audio të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të kryebashkiakut të Tiranës, si edhe procesverbali i seancës gjyqësore.

Por, thekson se nga ana e prokurorit të çështjes, Ols Dado nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” në asnjë moment.

Lexo më shumë  Berlini rrëzon formulën Rama–Vuçiq, pa reforma nuk ka integrim ekonomik

“Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.

Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment”, shkruhet në reagimin e GJKKO-së.

Lexo më shumë  Del SONDAZHI/ Bie ndjeshëm mbështetja për Trump-in
YouTube player