Sport

Gjithçka që duhet të dini për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve është rikthyer dhe skuadrat më të mira të Evropës po e sfidojnë njëra-tjetrën për të qenë pjesë e finales së madhe në muajin maj.

Me zhvillimin e ndeshjeve të fazës 1/16-të, ekipe si Manchester City, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich janë ndër skuadrat favorite.

Më poshtë keni të gjitha faktet që duhet të dini për finalen e Ligës së Kampionëve.

Kur është finalja e Ligës së Kampionëve 2022?

Lexo më shumë  Gjimshiti shpallet më i miri në Ligën e Evropës

UEFA ka konfirmuar se gara e këtij sezoni do të përfundojë të shtunën, më 28 maj. Loja do të fillojë në orën 20:00.

Ku është finalja?

Finalja do të mbahet në “Gazprom Arena” në Shën Petersburg.

Shtëpia e Zenitit në Shën Petersburg ka një kapacitet prej 68,000 ulësesh dhe është ndërtuar përpara Kupës së Botës 2018, duke organizuar fitoren gjysmëfinale të Francës ndaj Belgjikës dhe humbjen e Anglisë në play-off për vendin e tretë ndaj Belgjikës.

Lexo më shumë  Ernest Muçi shënon gol të bukur me Besiktasin ndaj Ankaragucu

Këtu janë të gjitha skuadrat që kanë kaluar me sukses në fazën e 16-të të kësaj gare:

Ajax, Bayern Munich, Juventus, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Real Madrid, Lille, Paris Saint-Germain, Sporting, Chelsea, Inter, Atletico Madrid, Benfica, FC Salzburg, Villarreal.

Chelsea është kampion në fuqi pas fitores 1-0 kundër Manchester Cityt në finalen e sezonit të kaluar në Porto.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *