KryesoreOpinion/Aktualitet

GJITHÇKA MUND TË GËLLITET, POR JO EDHE TRADHËTIA

Shkruan Lirim Gashi

Imagjinojeni këtë paradoks të paprecedentë:

Ne si individë, si komb dhe si popull nuk kemi ende një përgjigje përfundimtare për pyetjen më të dhimbshme që i bëjmë vetes çdo ditë, se cilit lider të vendit tonë i lindi në atë kohë ideja krejtësisht e çmendur për të shkuar në Bruksel dhe për të biseduar për sovranitetin e pjesës më të rëndësishme dhe më të pasur të vendit të tij, me Serbinë, e cila në atë moment ishte e shtrirë përtokë, pas disa luftërave të humbura për shkak të gjenocideve të njëpasnjëshme ndaj fqinjëve të saj, në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, dhe pasi që Kosova shpalli pavarësinë e saj brenda kufijve të AVNOJ-it, të cilën e njohën, e konfirmuan dhe e nënshkruan të gjitha superfuqitë dhe shtetet më të mëdha të botës?

Imagjinojeni paradoksin e mëposhtëm edhe më të neveritshëm:

Ne si individë, si komb dhe si popull nuk morëm ende përgjigje të pasaktë, të saktë apo të prerë, as nga ish liderët e as nga liderët aktualë të dy partive më të mëdha dhe më të rëndësishme të asaj kohe, PdK-së dhe LDK-së, të cilat ishin në pushtet gjatë gjithë periudhës së pasluftës, se cili nga liderët e tyre e kishte në kokën e tij boshe këtë ide të çmendur, jo vetëm për të biseduar për statusin politik dhe territorial të pjesës më të pasur dhe më të rëndësishme të vendit të tij, që në vetvete është një marrëzi e pafalshme, por edhe për të përmbushur dëshirën e kriminelëve të luftës në krye të shtetit serb, për ta zotëruar atë pjesë të territorit të Kosovës .

Pse po e them këtë?

Sepse kushdo që merr përsipër të vendosë qoftë edhe një milimetër të territorit të vendit të tij në axhendën e të ashtuquajturit dialog teknik, nuk mund të cilësohet ndryshe, veçse si tradhtar klasik i popullit, kombit dhe vendit të tij.

Lexo më shumë  Rashiq: Lista Serbe nuk ishte e gatshme për votim në veri, do të ishte humbje e Vuçiqit

Ne, në vend që të reagonim asokohe si individë, si komb dhe si popull me shpejtësinë, energjinë, ashpërsinë dhe vendosmërinë më të madhe ndaj një akti të tillë tradhtar dhe ta shpallnim atë lider shteti menjëherë tradhtar, duke e dërguar në burg të përjetshëm, ne ndërtuam vazhdimisht pyje të dendura rreth aktit të tij tradhtar, në mënyrë që ta mbulojmë atë me kaquba dhe shkurra, duke folur vetëm për efektet anësore të aktit të tij dhe duke e kursyer atë si shkaktarin kryesor.

Të dashur bashkatdhetarë:

Nuk më besohet që nuk e keni akoma të qartë se ky njeri nënshkroi një dokument tradhtar me një shtet që na ka borxh qindra mijëra litra gjak të pafajshëm që ai nxori nga venat e qafës së fëmijëve tanë engjëllorë dhe nga venat e qafës së vëllezërve dhe motrave tona të të gjitha moshave, dy shekuj me radhë dhe jo vetëm në luftën e fundit?

A e keni absolutisht të qartë se të gjithë këta të ashtuquajtur analistë që sillen si kafshë të egra në studiot tona televizive, duke nxjerrë zjarr nga goja nga inati që Albin Kurti nuk ua plotëson dëshirën për ta zbatuar menjëherë dhe pa hezitim këtë dokument tradhtar, kanë vetëm një qëllim:

Të rehabilitojë njeriun që nënshkroi atë dokument të tradhtisë së lartë dhe në këtë mënyrë të rehabilitojnë edhe liderët kriminelë dhe të dhunshëm të partive të tyre që i shndërruan ato në banda kriminale dhe tradhtare.

A e keni plotësisht të qartë se ata ia kanë nënshtruar të gjithë energjinë e tyre kriminale dhe tradhtare atij qëllimi të ulët, që të mos hyjnë në histori me shëmtinë e tyre të plotë, por të përpiqen të manipulojnë nënndërgjegjen dhe kujtesën e popullit të tyre, duke e bindur se janë qytetarë të mirë, të ndershëm dhe të shqetësuar të vendit të tyre, që në asnjë rrethanë nuk do të lejojnë që Albin Kurti t’ua prishë marrëdhëniet me Amerikën e tyre gjoja të dashur.

Lexo më shumë  Mbahet për herë të parë në Kosovë tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Por nëse gërmoni pak më thellë se kush i financon dhe i frymëzon ata për ta bërë këtë, do të arrini menjëherë në përfundimin se ata nuk financohen dhe frymëzohen nga amerikanët e tyre gjoja të dashur, por në fakt nga rusët e tyre vërtetë të dashur.

Shpend A. Ahmeti, kushëriri im i dashur :

Duke të parë ty si një nga ish-udhëheqësit e Vetëvendosjes të ulur pranë Dugagjin Goranit, një pretenduesi të dështuar për të qenë një nga liderët e asaj partie, ose më saktë, duke të parë ty se si po e humb rrugën në pyllin përreth atij akti tradhtar që e ndërtuan ata që të ndanë nga Vetëvendosja, duke ta lëmuar kurrizin dhe duke të lavdëruar që je një burrë i zgjuar dhe trim, u ndjeva si në skenën e filmit kult “Kush këndon atje?”, kur pasagjerët e autobusit kënaqëshin me skenën e shfrenuar erotike në mes të pyllit duke mos e pasur asnjë ide se çfarë i pret në Beograd.

Mesazhi i këtij shkrimi qe në fakt është vërejtje për vigjilencën e munguar të të gjithë brezave, është ky :

Nuk ka të drejtë asnjë njeri edhe nëse e ndjen vetin si mbinjeri, të vë territorin e vendit të tij në pazarin e Beogradit apo në pazarin e Stambollit të vogël me emrin Mamushë, sikur të ishte një arë apo fushë që e ka trashëguar nga babai i tij.

YouTube player