Lajme

Gjinovci: Gjysma e marrëveshjes është shkelë masivisht nga serbët, pse u dashka Kosova me zbatu një marrëveshje tashmë të shkelun?

Aktivisti Rron Gjinovci, ka publikuar marrëveshjen për Asociacioni të vitit 2013.

Në atë marrëveshje shihet se është shkelë masivisht nga serbët me rastin e daljes së tyre nha institucionet e Kosovës, thotë Gjinovci.

Andaj, ai pyet, pse duhet të zbatihet marrëveshja me marrëvshje tashmë të shkelura?

Postimi i plotë:

Në foto është marrëveshja e prillit 2013 në të cilën po thirren amerikanët, nga e cila buron detyrimi i Kosovës për me formu Asociacionin. Siç e shihni, gjashtë pikat e para të nënvizume me të gjelbër janë për Asociacionin. Gjashtë pikat tjera me të kuqe janë për hyrjen e serbëve në institucione të Kosovës si policia dhe gjykatat. Dhe katër tjera me të verdhë për çështje tjera. Gjysma e marrëveshjes (pra pjesa me të kuqe) është shkelë masivisht nga serbët me rastin e daljes së tyne nga institucionet. Pse u dashka Kosova me zbatu një marrëveshje tashmë të shkelun?

Rruga Press

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *