Sport

Gjimshiti para duelit me Italinë: Në futboll gjithmonë ka surpriza

Kapiteni i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, në një intervistë për ‘Gazzetta dello Sport’, ka folur për duelin kundër Italisë.

Kuqezinjtë dhe Italia do të ndeshen të shtunën mbrëma në ndeshjen e parë të EURO 2024.

Mbrojtësi shqiptar thotë se njeh potencialin e Italisë, por ai beson se Shqipëria është gati për të bërë surprizën në Evropianin Gjermani 2024.

Lexo më shumë  Start fantastik i sezonit, Ismajli vlerësohet si mbrojtësi më i mirë në Serie A

 “E njoh potencialin teknik të një skuadre që po festonte fitimin e turneut tre vjet më parë dhe të një futbolli të përmbledhur mirë nga ajo që kanë bërë klubet në Evropë. Pas vitit 2021 kombëtarja ka pasur ulje-ngritje, por është e qartë të thuhet se nuk duhet ta nënvlerësojmë, por ta respektojmë. Eshtë gjithmonë Italia”, ka thënë Gjimshiti.

“Në futboll gjithmonë ka surpriza”, ka theksuar kapiteni i kuqezinjve.

Kampionati Evropian nis më 14 qershor, derisa Shqipëria është pjesë e Evropianit për të dytën herë në historinë e tyre.

Shqipëria është në Grup me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Rruga Press

YouTube player