Sport

Gjesti i Lewandowskit bën xhiron e botës, polaku me shumë se një futbollist i madh

Pak para se gjyqtari kryesor, gjermani Daniel Siebert, të vërshëllente për nisjen e sfidës Poloni – Angli, e mbyllur në barazim 1-1, ndodhi një episod i shëmtuar me protagonistë negativë tifozët polakë.

Në mënyrë të turpshme, mbështetësit e ekipit vendës vërshëllyen futbollistët anglezë, në momentin kur u ulën në gjunjë në mbështetje të lëvizjes “Black Lives Matter”.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Në atë moment, kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski, si kundërpërgjigje për këtë veprim aspak të hijshëm, bëri një gjest sa të thjeshtë aq edhe domethënës.

Ai tregoi me gisht fjalën “respect” të stampuar në fanellë. Ky moment i fokusuar nga kamerat, shumë shpejt bëri xhiron e botës, i përshëndetur nga miliona të pasionuar të futbollit anembanë rruzullit.

Robert Lewandowski tregoi me këtë gjest se nuk është thjesht një futbollist i madh, por edhe një karakter për t’u marrë shembull.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *