Lajme

Gjesti brutal i Kryeministrit Rama, shtyn me dorë gazetaren, refuzon të përgjigjet (Video)

Kryeministri Edi Rama shënoi një tjetër skandal sot, pasi shtyu gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.

Rama nuk e duroi pyetjen dhe përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat.

“Ju lutem mos më prekni më,” iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ushtron dhunë verbale ndaj gazetares Ambrozia Meta.

Lexo më shumë  Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Por kësaj here u tejkaluan kufijtë, pasi Rama përdori edhe dhunën fizike.

DEBATI

Ambrozia Meta: A do të jetë e njëjta kontratë në Sazan si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama: Latinët kanë një shprehje: Padija nuk është argument.

Ambrozia Meta: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët…
Rama: Shqiptarët nga gjithçka që ne po bëjmë, po fitojnë në këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument.

Ambrozia Meta: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.

Lexo më shumë  Kush është Jülide Yazıcı, aktivistja turke me azil politik në Francë që gjykata shqiptare e la në burg

Ambrozia Meta: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet

Ambrozia Meta: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi,
Ambrozia Meta: Jo, ju lutem, mos më prekni më!

Rruga Press

YouTube player