Gjermania shpreson që Omicroni do të ulë hospitalizimet

Advertisement
Advertisement

Varianti Omicron i koronavirusit mund të ulë presionin ndaj sistemit shëndetësor në Gjermani, nëse ky variant del se shkakton sëmundje më të lehtë, pavarësisht se rastet me COVID-19 po rriten.

Kështu deklaroi të dielën, kryetari i Shoqatës së Mjekëve në Gjermani, Michael Weber.

Ai tha se koronavirusi nuk do të ishte kërcënim për sistemin shëndetësor, nëse Omicroni bëhet variant dominues në Gjermani, ashtu siç është bërë në Afrikën e Jugut, Britani apo Danimarkë, dhe nëse infektimet janë të lehta, sikurse në këto shtete.

“Ka një probabilitet real që pandemia të bëhet endemike në këtë shtet”, tha Weber për gazetën Welt am Sonntag.

Lexo më shumë  Macroni dhe Scholzi i kërkojnë Putinit të lirojë 2500 ushtarët e dorëzuar në Azovstal si dhe bëjnë thirrje për zgjidhje me Ukrainën
Advertisement

Përderisa Omicroni po përhapet në Gjermani, në ditët e fundit janë rritur edhe rastet e reja. Por, po ashtu është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë në repartet e kujdesit intensiv.

Advertisement

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, ka shprehur optimizmin se Omicroni duket se është më pak i rrezikshëm se variantet paraprake, por ai ka theksuar se ky variant ende vazhdon të paraqesë rrezik për personat e moshuar dhe për të pavaksinuarit.

“Vaksinimi i parë në mënyrë drastike ul rrezikun e vdekjes pas vetëm 14 ditësh. U bëj thirrje njerëzve që të vaksinohen”, tha Lauterbach për gazetën Bild am Sonntag.

Lexo më shumë  SHBA krah Suedisë e Finlandës, vetoja turke vështirëson anëtarësimin në NATO

Varianti shumë ngjitës, Omicron ka shkaktuar rritje të rasteve në mbarë botën. Infektimet në mbarë botën kanë shënuar rekord të ri, me një mesatare mbi një milion raste të detektuara çdo ditë në periudhën 24-30 dhjetor, thuhet në të dhënat e Reuters. Por, numri i vdekjeve në këtë periudhë nuk është rritur, duke rritur shpresat se Omicroni është më pak vdekjeprurës.

Të dielën, Gjermania raportoi 12,515 infektime të reja dhe 45 viktima. Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit të pandemisë në këtë shtet ka arritur në 112,155. /REL

Rruga Press

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.