Bota

Gjermania sekuestron jahtin më të madh në botë që i takon motrës së oligarkut rus

Gjermania ka sekuestruar jahtin më të madh në botë pas “hetimeve të gjera” që përcaktuan se është në pronësi të motrës së oligarkut rus të sanksionuar, Alisher Usmanov.

Policia federale gjermane tha të enjten se kishte sekuestruar Dilbarin në vlerë të rreth 555 milionë euro pas disa javëve të mundimshme të hetimeve rreth pronësisë së vërtetë të jahtit, pavarësisht një rrjeti kompleksiv të fshehjes, raporton theguardian.

Anija ishte me flamur të Ishujve Kajman dhe e regjistruar në një kompani në Maltë – të dyja parajsa fiskale të favorizuara nga ultra të pasurit globalë për të fshehur pasuritë e tyre.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Autoritetet gjermane thanë se kishin përcaktuar se jahti ishte në pronësi të motrës së Usmanov, Gulbakhor Ismailova.

Usmanov, një manjat i telekomunikacionit që zotëron rezidencën në vlerë të 44 milionë eurove “Beechwood House” në Highgate, Londër dhe pronën e shekullit të XVI-të, “Sutton Place” në Surrey, u sanksionua muajin e kaluar. Miliarderi, i cili ka aksione të mëdha në klubet angleze të futbollit Arsenal dhe Everton, tashmë ishte sanksionuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja.

Lexo më shumë  Franca zbulon numrin e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë

Ismailova dhe një tjetër nga motrat e Usmanovit, Saodat Narzieva, i janë nënshtruar gjithashtu sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së

. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se Usmanov “transferoi në mënyrë indirekte asete te Ismailova, duke përfshirë lënien e motrës së tij si pronarja e vetme përfituese e jahtit Dilbar”. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *