Bota

Gjermania rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën edhe për 3 miliardë euro

Qeveria gjermane në largim është pajtuar për t’i dhënë këtë vit Ukrainës ndihma shtesë ushtarake mbi 3 miliardë euro, pasi ligjvënësit kanë aprovuar planet për rishikime buxhetore, ka raportuar agjencia e lajmeve “Reuters”.

Derisa pasiguria rritet rreth garantimeve të sigurisë nga Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën presidencën e Donald Trumpit, shtetet evropiane janë nën presion në rritje për të shfaqur vendosmërinë e tyre ndaj Ukrainës në luftën e saj me Rusinë. 

Lexo më shumë  Çmimet e naftës dhe gazit rritje rekord ndërsa konflikti në Iran përshkallëzohet

Ministri i Financave i Gjermanisë, Joerg Kukies, ka njoftuar komitetin parlamentar për buxhet se janë arritur kushtet për autorizimin e fondeve shtesës. 

Sipas një dokumenti, Ministria e Financave është pajtuar për shpenzime shtesë prej 2.54 miliardë eurosh për këtë vit dhe bashkë me disa shuma tjera, duke përfshirë edhe një rimbursim nga Fondi Evropian i Paqes, Gjermania do t’i ofrojë edhe 3 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Për vitet 2026 deri në 2029, Kukies planifikon ta autorizojë zotimin e mbi 8.2 miliardë eurove në ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke arritur totalin në më shumë se 11 miliardë euro.

Lexo më shumë  Belgjika sekuestron një anije ruse në kuadër të masave të sanksioneve në Detin e Veriut

Komiteti i buxhetit pritet të aprovojë fondet të premten, nëse Dhoma e Lartë e Parlamentit aprovon ndryshimet kushtetuese për t’i larguar kufizimet buxhetore. 

YouTube player