Bota

Gjermania regjistron më shumë se 27,000 refugjatë nga Ukraina

Më shumë se 27,000 refugjatë kanë mbërritur në Gjermani nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, sipas ministrisë së brendshme të Gjermanisë.

Policia Federale e Gjermanisë ka regjistruar 27,491 refugjatë nga Ukraina në Gjermani deri më tani, konfirmoi një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN të shtunën.

Por numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë, tha ministria.

Lexo më shumë  Parlamenti kroat miraton qeverinë e Plenkoviçit. Ja partneri qeverisës i kryeministrit kroat

“Meqenëse nuk ka kontrolle kufitare, numri i refugjatëve të luftës që hyjnë në Gjermani mund të jetë tashmë shumë më i lartë”, thuhet në deklaratën e ministrisë së brendshme dërguar CNN.

Ja një vështrim në numrin e njerëzve që kanë ikur në vendet në kufi me Ukrainën:

Mberritje nga Ukraina ne vendet fqinje

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *