Sport

Gjermania prin me medalje të arta në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”

Pas një jave, prej se kanë filluar Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, atletët gjermanë prijnë me medalje të arta, me 6 sosh, dhe 3 tjera të argjendta, gjithsej 9.

Pas Gjermanisë, në vendin e dytë është Norvegjia, me 12 medalje, pesë nga të cilat të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta.

Sportistët austriakë kanë siguruar 13 medalje deri më tani, me katër të arta, pesë të argjendta dhe katër të bronzta, gjithsej 13, njofton Klankosova.tv.

Lexo më shumë  Fabrizio Romano zbulon se çfarë ka vendosur Chelsea për Armando Brojën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjenden në vendin e katërt me 10 medalje. ShBA-ja ka siguruar katër medalje të arta, pesë të argjendta dhe një të bronztë.

Me katër medalje të arta, tri të argjendta dhe 1 të bronztë, Holanda mbyll listën e pesë shteteve me më së shumti medalje në këto lojëra. Holandezët kanë grumbulluar gjithsej tetë medalje.

Lexo më shumë  Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Lojërat Olimpike Dimërore kanë filluar më 4 shkurt dhe do të përfundojnë më datën 20 të këtij muaji.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *