Bota

Gjermania po shqyrton ndalimin e dërgimit të armëve në Izrael

Pasi presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se do të ndalonte dërgesat e mëtejshme të armëve për Izraelin nëse do të fillonte një ofensivë e madhe në Rafah në Rripin jugor të Gazës, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se Berlini po shqyrtonte hapa të ngjashëm.

Pistorius, i pyetur nga prezantuesi i programit Hoyte Journal të kanalit gjerman ZDF, nëse e kupton lëvizjen e qeverisë amerikane, u përgjigj:

“Po, unë mund ta kuptoj këtë”, dhe shtoi se ata diskutuan këtë temë gjatë një vizite në Uashington “pas dyerve të mbyllura”.

Lexo më shumë  Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Pistorius tha gjithashtu se Gjermania duhet t’i bëjë thirrje Izraelit që të ngadalësojë ritmin dhe të mos lejojë që konfliktet të përshkallëzohen. Ai shtoi se Gjermania është në proces të “përmbushjes së buxhetit të këtij viti për dërgimin e armëve dhe municioneve në Ukrainë deri në verë”.

“Dhe ndoshta do të duhet të bëjmë më shumë atje, por për momentin të gjitha porositë janë në progres dhe sapo të dorëzohen ato do të dërgohen në Ukrainë”, tha Pistorius.

Lexo më shumë  Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furnizonte Izraelin me armë sulmuese që mund t’i përdor për të nisur një sulm në Rafah, baza e fundit e madhe e Hamasit në Gaza. Presidenti amerikan shprehu shqetësimin për sigurinë e më shumë se 1 milion civilëve të strehuar atje.

Rruga Press

YouTube player