Gjermania paralajmëron Kinën: Mos i dërgo ārmë Rusisë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka kërkuar Kinës që të mos dërgojë armë për ta ndihmuar luftën e Rusisë në Ukrainë.
Ai i ka kërkuar Pekinit që të ushtroj presion mbi Moskën për t’i tërhequr trupat.
Para parlamentit gjerman, Scholz ka thënë se ishte dëshpëruese që Kina është frenuar nga dënimi i pushtimit rus, megjithëse mirëpriti përpjekjet për depërshkallëzimin bërthamor, raportoi Reuters.
“Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdore ndikimin tënd në Moskë për të kërkuar tërheqjen e trupave ruse. Dhe mos dërgoni asnjë armë për Rusinë agresore”.
Rruga Press