Bota

Gjermania në “të kuqe” me pandeminë, pacientët transferohen në Itali. Kërkon ndihmë dhe Sllovenia

Gjermania po “thyen” ditë pas dite rekord me rastet e reja me koronavirus. Vetëm 24 orët e fundit u konfirmuan  65371 të infektuar me Covid.

Kjo është hera e parë që nga shpërthimi i pandemisë që numri i infeksioneve kalon nivelin e 60,000 brenda një dite.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch, numri i përgjithshëm i rasteve në Gjermani arriti në 5,195,321 dhe vdekjet e 264 pacientëve e rritën numrin e vdekjeve nga pandemia në 98,538 të vdekur deri më sot.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha një ditë më parë se situata me koronavirus në Gjermani është dramatike, teksa bëri thirrje për vaksinim sa më të shpejtë me dozën përforucese të vaksinës kundër këtij virusi.

Lexo më shumë  Të sanksionuar nga SHBA-ja, por Borrelli mezi pret të punojë me Qeverinë e re të Serbisë

“Vala e katërt është duke goditur shtetin tonë me fuqi të plotë”, tha ajo në Kongresin e kryetarëve të qyteteve gjermane.

Pacientët transportohen në Itali

Televizioni publik italian Rai raportoi të mërkurën se pacienti i parë gjerman me koronavirus u transportua me një fluturim special në një njësi të kujdesit intensiv në rajonin e Adygesë së Epërme të Italisë verilindore, në qytetin italian Merano, pranë kufirit me Austrinë.

Kujtojmë se në momentin e ardhjes së koronavirusit, siç raportojnë mediat në mbarë botën, sistemi shëndetësor italian ishte shembur për shkak të presionit të madh që kishte, duke sjellë si pasojë transferimin e dhjetëra pacientëve në spitalet e Gjermanisë. 

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

Një ” dorë ndihme ” u kërkua edhe nga Sllovenia

Përveç që superfuqia gjermane kërkon ndihmë dhe transporton pacientë për trajtim mjekësor në Itali, edhe Slloveni thuhet se është në një pozicion të vështirë për të menaxhuar presionin mbi sistemin e saj shëndetësor. Kapacitete në njësitë e kujdesit intensiv në Slloveni janë ezauruar në 90%.

Kështu, sipas informacioneve të korrespondentëve sllovenë në Itali, Sllovenia ka kërkuar nga shteti italian që të lejojë transferimin e pacientëve me koronavirus nga spitalet e Lubjanës dhe pjesë të tjera të Sllovenisë, drejt spitaleve italiane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *