BotaKryesore

Gjermania mbështet embargon e naftës kundër Rusisë

Gjermania kërkon që në paketën e gjashtë të sanksioneve kundër Rusisë të vendoset edhe embargoja e naftës, është shprehur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Para disa javësh e dinim, se sanksionet e menjëhershme energjitike nuk mund të mbaheshin dot në fuqi më shumë se 1 muaj, por tani jemi përgatitur, pasi sanksionet kundër Rusisëmund të zgjasin edhe disa vite. 

Kështu është shprehur politikanja e Të Gjelbërve në një intervistë për televizionin e parë gjerman, ARD. Sanksionet mund të hiqen, vetëm kur Rusia të ketë tërhequr plotësisht trupat e saj nga Ukraina.

Sanksionet e reja kundër Rusisë mund të vendosen që të mërkurën e kësaj jave, thuhet nga qarqet diplomatike në Bruksel. Për të bindur ende vendet skeptike, parashikohet zbatimi me disa faza i sanksioneve. Kështu vendeve anëtare të BE do t’i jepen gjashtë deri në tetë muaj kohë për të diversifikuar burimet e tyre të naftës. Si vend bllokues kundër sanksioneve konsiderohet Hungaria.

Lexo më shumë  Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

Kreu i qeverisë hungaraze me lidhje të afërta me Kremlinin, Viktor Orban bëri të ditur pas rizgjedhjes së tij në fillim të prillit, se do të vendosë veto kundër embargos energjitike. Rusia eksporton dy të tretat e naftës së saj në BE. Mbështetësit e embargos argumentojnë, se Kremlinit përmes një hapi të tillë do t’i hiqej një burim i rëndësishëm të ardhurash për financimin e luftës në Ukrainë.

Ukrainë – Aksion evakuimi në kombinatin Azov

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Ndërkohë në Mariupol ka filluar aksioni i evakuimit të civilëve nga kombinati i çelikut Azov i rrethuar nga forcat ruse, pas disa përpjekjeve të dëështuara më parë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri fjalë për një “grup me rreth 100 persona” që të dielën u dërguan në siguri. Në këtë aksion marrin pjesë Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq. Zelensky është shprehur se shpreson këtë të hënë që “të gjitha kushtet të jenë përmbushur që edhe më tej të evakuohen njerëzit nga Mariupoli”, tha presidenti ukrainas në një videomesazh. “Ne do të vazhdojmë edhe më tej të bëjmë gjithçka për të evakuuar njerëzit tanë nga Azovi dhe i gjithë Mariupoli.”/DW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *