Lajme

Gjermania kërkon të hiqen barrikadat: Retorika e Serbisë e papranueshme

Qeveria e Gjermanisë ka shprehur alarm për përshkallëzimin e fundit të tensioneve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe tha se po fokusohej në përpjekjet për t’i detyruar serbët të largojnë barrikadat që i kanë vendosu.

“Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Lexo më shumë  Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Ai tha gjithashtu se “retorika nacionaliste në veçanti, siç kemi dëgjuar nga Serbia javët e fundit, është krejtësisht e papranueshme”, shkruan DW.

Ndërkohë, mbrëmë pos barrikadave në Jarinje dhe Bërnjak janë vendosur edhe në pikën kufitare të Merdares.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *