Bota

Gjermania jep alarmin: Rusia mund të hapë një front të dytë lufte, ka armatime të rrezikshme. Kërcënon edhe NATO-n

Shefi gjerman i mbrojtjes ka deklaruar se Rusia mund të hapë një front të ri lufte. Sipas gjeneralit Eberhard Zorn, Rusia nuk mund të nënvlerësohet në këtë drejtim pasi ajo ka një arsenal të fuqishëm ushtarak.   

Pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse mund të jetë e vendosur në Ukrainë për momentin, por, megjithatë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e forcave tokësore ruse për të hapur një front të dytë lufte. Rusia gjithashtu ka një forcë detare dhe ajrore në dispozicion, si dhe rezerva të konsiderueshme”, është shprehur gjenerali Zorn.

Lexo më shumë  E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Ai shtoi se “pjesa më e madhe e marinës ruse nuk është përfshirë akoma në luftën e Ukrainës dhe forcat ajrore ruse kanë ende një potencial të rëndësishëm, i cili përbën një kërcënim edhe për NATO-n. Rusia është “shumë e aftë të zgjerojë konfliktin rajonal”, tha ai.

Gjithashtu ai shpjegoi se Rusia ka akoma armatime edhe pse të vjetruara.

“Ky municion është pjesërisht i vjetër dhe shumë i pasaktë, por është pikërisht kjo që shkakton shkatërrime të mëdha në infrastrukturën civile. Ata gjuajnë rreth 40,000 deri në 60,000 fishekë artilerie në ditë”, ka përfunduar Zorn.

Lexo më shumë  Polonia e gatshme, nëse NATO vendos t’i pozicionojë armët bërthamore “përballë Rusisë”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *