KryesoreLajme

Gjermania: Irrituese kur Vuçiq i “deklaron fajtorët viktima”

Pas përshkallëzimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës, qeveria gjermane i ka bërë thirrje presidentit serb Aleksandar Vuçiq të veprojë. Ai duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e tij për paqen në rajon dhe të bëjë gjithçka për të shtensionuar, ka thënë të premten në Berlin një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Por nëse qeveria serbe tani organizon ditë zie për dorasit e vrarë, kjo nuk do të kontribuojë në shtensionim, ka thënë ai. Serbia duhet “të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”, ka kërkuar ky zëdhënës.

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Gjithashtu është e nevojshme të sqarohet origjina e armëve të shumta të gjetura. Është irrituese të shohësh se si presidenti serb “deklaron se fajtorët janë viktima”, citohet të ketë thënë ai.

Ish-nënkryetari i partisë serbe në Kosovë, Milan Radoiçiq, përmes një avokati ka pranuar se ka organizuar sulmin. Prandaj ai dha dorëheqjen nga pozita e tij brenda partisë. Sipas njoftimit, as lidershipi serb dhe as ai i serbëve të Kosovës nuk ishin të informuar.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

Nga përleshja mes Policisë së Kosovës dhe grupit të armatosur të dielën në Banjskë të Zveçanit, mbetën të vdekur rreshteri Afrim Bunjaku dhe tre sulmues. Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan tetë persona, katër prej të cilëve u liruan në mungesë provash./DW

Rruga Press

YouTube player