Bota

Gjermania i premton armë Ukrainës: Të fitojë demokracia

Gjermania ka premtuar se do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës, duke shpresuar për një fitore të ukrainasve, sipas një deklaratë të ministrit gjerman të ekonomisë.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck tha sot se ai mund të shohë mundësinë e një fitoreje demokratike në Ukrainë dhe premtoi të dërgojë më shumë armë ndërsa vendi përpiqet të marrë më shumë territore.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Tani mund të shihni se lufta mund të përfundojë me fitoren e lirisë dhe demokracisë,” u tha Habeck gazetarëve pas takimit me ministrin e tregtisë së Ukrainës në një mbledhje të G7 në shtetin gjerman të Brandenburgut.

“Gjermania do të vendosë se cilat armë të dorëzojë në diskutim me partnerët e saj të NATO-s”, deklaroi Habeck.

Habek tha se ai dhe Yulia Svirydenko, e cila shërben gjithashtu si zëvendëskryeministre e parë e Ukrainës, diskutuan mënyrat për të ofruar mbështetje financiare për rindërtimin e Ukrainës. 

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

fond global mund të mbledhë ndihmë nga investitorë privatë, banka dhe fonde, shtoi ajo.

“Ukraina ka nevojë për 350 miliardë dollarë për rindërtim, sipas vlerësimeve të vetë Kievit”, tha Khabek.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *