GjeopolitikëKryesore

Gjermania i kërkon BE-së solidaritet me Poloninë në mes të krizës kufitare të Bjellorusisë

Gjermania të martën i kërkoi Bashkimit Evropian që të ndihmojë Poloninë të mbrojë kufijtë e saj pasi mijëra emigrantë të parregullt kërkojnë të hyjnë në vend nga Bjellorusia.

Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer akuzoi liderin bjellorus Alexander Lukashenko për përfshirje në një formë të luftës “hibride” dhe përdorimin e emigrantëve si armë, për të destabilizuar vendet evropiane.

“Ne duhet të ndihmojmë qeverinë polake të sigurojë kufirin e jashtëm (të Evropës)”, tha ai për të përditshmen Bild, duke i kërkuar Komisionit Evropian të marrë masa.

Lexo më shumë  Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

“Të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të qëndrojnë së bashku, sepse Lukashenko, me mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin, po përdor fatin e njerëzve për të destabilizuar Perëndimin”, tha ai.

Seehofer tha se as Polonia dhe as Gjermania nuk mund të përballen të vetme me një krizë të re të madhe refugjatësh. Në muajt e fundit afro 9 mijë emigrantë kanë mbërritur në Gjermani pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin polako-bjellorusi, sipas Ministrisë së Brendshme.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

Tensionet midis Polonisë dhe Bjellorusisë u përshkallëzuan të hënën pasi rreth 4,000 emigrantë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, u drejtuan drejt kufirit polak dhe u përpoqën të shkelin barrierat.

Rojet kufitare polake, policia dhe ushtarët përdorën gaz lotsjellës ndaj emigrantëve që u përpoqën të çanin gardhet me tela me gjemba.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *