Lajme

Gjermania i jep Kosovës 26 milionë euro për projektin e energjisë solare

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria gjermane është zotuar të shtojë edhe 12,65 milionë euro për projektin e ngrohjes qendrore me energji solare.

Murati ka thënë se këto mjete do të jenë grant dhe e sjellin në 26 milionë euro gjithsej kontributin e Gjermanisë në formë granti për këtë projekt.

“Një lajm i mirë për energjetikën! Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit të mirë, Qeveria Gjermane ka zotuar edhe 12.65 milionë euro shtesë për projektin e ngrohjes qëndrore me energji solare që pritet të fillojë shumë shpejt. Këto mjete do të jenë grant, dhe e sjellin në mbi 26 milionë euro gjithsej kontributin e Qeverisë Gjermane në formë granti për këtë projekt. Projekti në fjalë parasheh rritjen e kapacitetit për ngrohje qëndrore, dhe mundëson zgjerimin e mëtejmë të rrjetit të Termokos-it, duke mundësuar efiçiencë shtesë e shfrytëzim të burimeve të ripërtërishme”, ka thënë Murati.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Ai ka shtuar se kjo nënkupton që më shumë familje do të kenë ngrohje me çmim të përballueshëm.

Rruga Press

YouTube player