Lajme

Gjermania i dhuron FSK-së donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme, vlera e tyre rreth 500 mijë euro

Gjermania i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës donacion dy kamionë për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka thënë se donacionin e kanë pranuar nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Maqedonci tutje është shprehur se Republika Federale e Gjermanisë ka mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e FSK-së.

Lexo më shumë  FSK-ja e përmbyll me sukses trajnimin e grupit të dytë të ukrainasve

“Sot, nga ambasadori Rohde pranuam si donacion dy kamion për operacione të menaxhimit të materieve të rrezikshme në vlerë prej rreth 500 mijë euro, ndërsa deri në fund të këtij viti pritet që donacioni i pranuar nga shteti gjerman të arrin vlerën prej tre milionë e nëntëqind mijë euro”, ka shkruar ministri në Facebook.

Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen që gjithmonë Republika Federale e Gjermanisë i ka ofruar Kosovës.

Lexo më shumë  Qeveria miraton vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në Leposaviq dhe Zubin Potok

Rruga Press

YouTube player