Bota

Gjermania has vështirësi në pastrimin e plehrave që sollën përmbytjet

Pas përmbytjeve katastrofike në disa vende të Gjermanisë, vijon pastrimi për t’iu kthyer sa më shpejt normalitetit.

Agjencitë e mirëmbajtjes ende nuk janë në gjendje të japin një shifër se sa mbeturina kanë krijuar përmbytjet, por ata shprehën se situata është e paprecedentë.

“Asnjëherë nuk ka pasur një situatë të tillë në Gjermani. Ne ende nuk e dimë se sa mbeturina do të kemi në fund. Shpresoj se tani kemi përfunduar gjysmën e pastrimit”, u shpreh Sascha Hurtenbach, menaxher i agjencive të pastrimit.

Në punonjës në një vend depozitimi veturash, Karl-Heinz Bedau po punon për të vendosur rregull. Ai është i vetëdijshëm për rreziqet që sjellin materialet e rënda: Ato nuk janë menjëherë të dukshme në rrugë dhe mund të dëmtojnë kalimtarët ose punëtorët. Në rastin e automobilave, thotë Bedau, duhet të tregohet shumë kujdes pasi ato mund të shpërthejnë.

Lexo më shumë  Miliarda euro për mbrojtjen, Gjermania paralajmëron rritje të çmimeve për armatimet

“Nëse do të mund të kishit parë se si makinat fluturonin nëpër rrugë, forcën që kishte uji, atëherë e kuptoni që rezervuarët do të kishin plasur dhe natyrisht që do të kishte rrjedhje të benzinës, naftës dhe substancave të tjera. Ne e dimë që benzina merr flakë shpejt dhe kur bashkohet me ajrin bëhet edhe më e rrezikshme”, tha Karl-Heinz Bedau.

Në pikat e grumbullimit të mbeturinave janë krijuar male me plehra, makina e orendi shtëpiake të shkatërruara, të grumbulluara buzë rrugëve.

Gjermania ishte pioniere e menaxhimit modern të mbetjeve në vitet 1970, duke prezantuar konceptin e ndarjes së mbeturinave për t’u ricikluar, djegur ose grumbulluar në depo. Megjithatë, për shkak të përmbytjeve, sasia e madhe e plehrave është shumë më tepër sesa mund të përballojë industria e menaxhimit të mbeturinave.

Lexo më shumë  A po përgatitet regjimi i Vuçiqit ta shpallë lëvizjen studentore “terroriste”?

Firmat e ndërtimit dhe banorët po ndihmojnë në zhvendosjen e rrënojave. Në shtetin më të populluar të Gjermanisë në Nordrhein-Westfalen, guvernatori Armin Laschet është shprehur se nuk do të jetë e mundur të mblidhen të gjitha mbeturinat dhe se nevojitet ndihmë.

Përmbytjet e fundit në Gjermani, janë cilësuar si më katastrofiket që prej 60 vitesh. Nga përmbytjet humbën jetën mbi 180 persona në këtë vend.\euronews

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *