BotaKryesore

Gjermania, Franca dhe SHBA bien dakord se njohja e zonave separatiste “nuk do të mbetet pa përgjigje”

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë rënë dakord që dekretet e presidentit rus Vladimir Putin që njohin dy rajone separatiste pro-Moskë në Ukrainë si të pavarura “nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha zëdhënësi i kancelarit Scholz.

Në një deklaratë të hënën, zëdhënësi i Scholzit tha se kancelari gjerman foli me Bidenin dhe Macronin të hënën në mbrëmje për “situatën e përkeqësuar”, pasi Presidenti rus njohu zyrtarisht dy të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk.

Lexo më shumë  Sheholli shpërndau dokumentin e përpiluar nga Serbia që synonte rekrutimin e Kurtit përmes presionit sa ishte në burg

“Të tre palët ranë dakord se kjo lëvizje e njëanshme e Rusisë është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Minskut. Gjermania, Franca dhe SHBA-ja dënuan ashpër vendimin e presidentit rus. Kjo lëvizje nuk do të mbetet pa përgjigje,” tha zëdhënësi.

Scholzi, Bideni dhe Macroni shprehën solidaritetin e tyre me Ukrainën dhe përgëzuan reagimin e kujdesshëm të Ukrainës deri më sot, të udhëhequr nga presidenti Volodymyr Zelensky, shtoi ai.

Lexo më shumë  Armenia drejt nisjes së procesit për anëtarësim në BE

“Partnerët ranë dakord të mos heqin dorë nga angazhimi i tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, do të bëhet çdo përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës,” përfundoi zëdhënësi.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *