BotaKryesore

Gjermania është kthyer, thotë Merz, pas nënshkrimit të marrëveshjes së qeverisë

Konservatorët e Gjermanisë nën Friedrich Merz kanë arritur një marrëveshje me socialdemokratët për të qeverisur ekonominë më të madhe të Evropës, pesë muaj pasi qeveria e mëparshme u rrëzua.

Merz, 69 vjeç, tha se marrëveshja e tyre dërgoi “një sinjal të fortë dhe të qartë” për gjermanët dhe BE-në se ata do të merrnin “një qeveri të fortë të aftë për veprim”, shkruajnë mediat e huaja.

Gjermania ishte tashmë në recesion përpara se të goditej nga turbulencat ekonomike, të shkaktuara nga tarifat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump.

Lexo më shumë  Pse 1 miliard dollarë në kontrata energjitike në Ballkan, po shkojnë te një kompani e panjohur e lidhur me Donald Trumpin

“Mesazhi kryesor për Donald Trump është se Gjermania është kthyer në rrugën e duhur”, tha kancelari në pritje, duke premtuar të përmbushë angazhimet e mbrojtjes dhe të ringjallë konkurrencën ekonomike.

Merz dhe partnerët e tij të koalicionit kanë qenë nën presion të madh për t’i dhënë fund ngërçit politik të Gjermanisë që kur kristiandemokratët e tij fituan zgjedhjet federale në shkurt.

Duke shpallur marrëveshjen e qeverisë, Merz premtoi të reformojë dhe stabilizojë Gjermaninë, me fokus në migrimin, ekonominë dhe mbrojtjen.

Lexo më shumë  ZBULOHET MASHTRIMI/ Autobuzët grekë “drejt Tiranës”, mediat pranë qeverisë përdorën foto të gjeneruara nga Inteligjenca Artificiale

“Evropa mund të mbështetet te Gjermania”, tha ai, duke premtuar “një plan të fortë për ta sjellë vendin tonë sërish në ballë të zhvillimeve”.

Ai do të duhet të presë javën që fillon më 5 maj që parlamenti i ri ta zgjedhë atë si kancelar, por nuk duhet të ketë asnjë problem me një shumicë prej 13 vendesh.

YouTube player