Gjermania do të lejojë dërgimin e tankeve të Polonisë, Leopard 2 në Ukrainë

Gjermania do të autorizojë Poloninë të dërgojë tanke Leopard 2 në Ukrainë, raporton Bloomberg të martën duke cituar burime të mirëinformuara. Udhëheqësit gjermanë pritet t’i japin Polonisë lejen për të dërguar tanke Leopard 2 në Ukrainë të mërkurën. Bëhet fjalë për tanke moderne të prodhimit gjerman, rieksporti i të cilave kërkon miratimin gjerman.

Qeveria gjermane konfirmoi sot se kishte marrë kërkesën e Polonisë për dërgimin e tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë. Gjermania po i reziston ende idesë së dërgimit të tankeve, e cila mbështetet nga Polonia, SHBA-ja dhe disa anëtarë të tjerë të NATO-s.

Lexo më shumë  Një armë e re 2 miliardë dollarëshe pjesë e ndihmës amerikane për Ukrainën

Tensionet për dërgimin e Leopard 2 në Ukrainë janë përshkallëzuar në një përplasje njëjavore midis liderëve gjermanë dhe polakë, me kryeministrin Mateusz Morawiecki që akuzon Gjermaninë për “humbje kohe” duke mos marrë një vendim.

“Ne po përgatisim një vendim, ai do të arrijë shumë shpejt”, ka thënë Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të sotëm me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai shtoi se, “në rast të një vendimi pozitiv, Gjermania do të veprojë shumë shpejt”.

Lexo më shumë  ISW: Ofensiva e madhe ruse do të përfundojë në prill dhe nuk do të jetë e suksesshme

Wall Street Journal ka raportuar se Gjermania ka ndryshuar mendje pas një marrëveshje mes presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelarit Olaf Scholz. Thuhet se edhe SHBA-ja do të dërgojë më vonë tanket e fuqishme Abrams.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese