KryesoreLajme

Gjermania dhuron donacion mbi 400 mijë euro për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar të mërkurën se qeveria gjermane ka ndarë donacion prej 405 mijë eurosh për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Donacionin e Gjermanisë e dhuroi nënkoloneli Franz-Josef Nolte, i cili u prit në takim nga Mehaj.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim atasheun jorezident gjerman të mbrojtjes në Kosovë, nënkolonel Franz-Josef Nolte, ku së bashku me kolonel Cakajn, nënshkruam Marrëveshjen për Donacion me Republikën Federale te Gjermanisë për dhurimin e kamionëve për auto-shkollën e FSK-së, vlera e së cilit është 405 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ministrit Mehaj në Facebook.

Lexo më shumë  Shpopullimi/ 2025-2026, numri i studentëve në Shqipëri në rënie vjetore me 5.5%, universitetet publike më të prekura

Në fund, Mehaj falënderoi shtetin gjerman për mbështetjen e përhershme që i jep FSK-së.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Haxhiu në takim me kongresistët amerikanë theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *