Bota

Gjermania dërgon ushtarët e parë në Lituani

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius e ka përshkruar dislokimin e brigadës gjermane në Lituani si një hap kyç për të përmirësuar aftësinë e  forcave të NATO-s dhe si një ditë të rëndësishme për Bundeswehr-in.

“Kjo është hera e parë që ne kemi vendosur përgjithmonë një njësi të tillë jashtë Gjermanisë”, tha sot Pistorius në Berlin.

Rreth 20 ushatarë gjermanë do të hedhin bazat për dislokimin e qindra dhe përfundimisht mijëra ushtarëve në vendin e NATO-s, i cili kufizohet me Poloninë, si dhe me Bjellorusinë dhe enklavën ruse të Kaliningradit.

Lexo më shumë  Trump nis presidencen, poashtu nis dhe gafat, i thotë gazetarit se Spanja është një shtet anëtar i BRICS-it

“Ka ende shumë për të bërë nga pala lituaneze. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të pajisur brigadën”, tha Pistorius.

Lufta në Ukrainë ka nxitur planet e NATO-s për të forcuar krahun e saj lindor.

Brigada, e quajtur “Panzerbrigada 45”, duhet të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2027 dhe do të përbëhet nga një prani e përhershme prej rreth 4 800 ushtarësh dhe rreth 200 anëtarë civilë të forcave të armatosura gjermane.

Lexo më shumë  Gjermani – Muzeu më i madh i teknologjisë heq nga muri portretin e Elon Musk

Komanda paraprake është vendosur të rritet në një forcë prej rreth 150 burra dhe gra deri në tremujorin e katërt të 2024.

Rruga Press

YouTube player