Bota

Gjermania bën të dënueshme përshëndetjen naziste edhe me dorën e majtë

Në Gjermani, përshëndetja naziste dënohet me ligj edhe nëse kryhet me krahun e majtë. Gjykata e Lartë e Hamm-it e vërtetoi këtë në një vendim të fundit, duke konfirmuar dënimin e një 51-vjeçari nga Bremeni.

51-vjeçari i dënuar kishte bërë përshëndetjen naziste, që është një gjest antikushtetues në Gjermani, për demonstruesit e majtë në periferi të një takimi të G7 në Munster në vitin 2022.

Lexo më shumë  Biden: Jam në këtë garë deri në fund dhe do të fitojmë

Sipas deklaratës së tij dhe avokatit mbrojtës ai kishte përdorur qëllimisht krahun e majtë për qëllim provokues, pasi nuk e konsideronte të paligjshme përshëndetjen naziste nëse nuk realizohej me të djathtën.

Megjithatë, gjykatat e qarkut dhe ato rajonale në Münster e shpallën atë fajtor për përdorimin e shenjave të organizatave jokushtetuese dhe e dënuan me një gjobë prej 600 eurosh. Burri kishte apeluar vendimin por Gjykata e Lartë Rajonale e Hamm-it e la atë në fuqi.

Lexo më shumë  Ministrja e Jashtme gjermane: Rusia do të mbetet kërcënimi më i madh i sigurisë në Evropë

Rruga Press

YouTube player