Bota

Gjermania bën kthesë, pritet të dërgojë tanke ‘Gepard’ në Ukrainë

Gjermania duket se po bën kthesë. Sipas gazetës BILD, qeveria federale pritet të lejojë dërgimin e tankeve në Ukrainë. Bëhet fjalë për tanket kundër-ajrorë Gepard.

Ende nuk janë përcaktuar detajet e kësaj marrëveshje, por deri më tani dihet se në Gjermani pritet të ketë negociata me amerikanët për këtë çështje.

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, do të shkojë në bazën amerikane Ramstein në Gjermani. Me ftesë të SHBA, një numër vendesh do të diskutojnë për Ukrainën aty.

Lexo më shumë  Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” – pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Janë rreth 40 vende që do marrin pjesë në bisedime në bazën Ramstein, më e madhja bazë amerikane jashtë SHBA.

Deri më tani qeveria gjermane kishte hezituar të dërgonte armatim të rëndë në Ukrainë, me pretendimin se kjo mund të provokojë një luftë globale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *