Lajme

Gjenerallejtënant Jashari në SHBA: FSK e gatshme për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari me ftesë të gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve qëndroi në Uashington DC, për konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare.

Në njoftimin për media të FSK-së thuhet se së bashku me homologun nga GK e Iowas Gjeneral Osborn, patën rastin që të mbajnë një varg takimesh të rëndësishme në funksion të bashkëpunimit dhe aktiviteteve.

Lexo më shumë  Kryeziu reagon ndaj lajmit të rremë të Klanit të Devollëve: Nuk ka qenë e vërtetë as në 2023, as sot

Jashari falënderoi SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe FSK.

“Gjeneral Jashari konfirmoi gatishmërinë e FSK-së për pjesëmarrje në misione të përbashkëta me ushtrinë amerikane dhe në aktivitete e trajnime tjera në funksion të mbajtjes dhe zhvillimit të aftësive të ndërveprimit me forcat partnere”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Jashari takoi edhe gjeneral brigade Andrew Camacho, zëvendëskomandant i Gardës Kombëtare të Teksasit dhe delegacionin e tij.

Lexo më shumë  Konjufca: Me qeverinë Kurti, do të punojmë që të këtë rënie 100% të rasteve të dhunës ndaj grave

“Takimi u shfrytëzua për t’ju uruar mirëseardhje në Kosovë trupave nga Teksasi, dhe për të konfirmuar gatishmërinë e FSK, për vazhdim të bashkëpunimit. Vlen të theksohet se trupat nga Teksas para pak ditësh morën rotacionin e trupave amerikane në Komandën Rajonale – Lindje (RC-E) në kampin Bondsteel me mision në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjeneral Camacho falënderoi Gjeneral Jasharin për pritjen dhe konfirmoi gatishmërinë për vazhdim dhe fuqizim te bashkëpunimit te ndërsjellë”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

YouTube player