Bota

Gjenerali amerikan paralajmëron mundësinë e një konflikti ndërkombëtar

Oficeri i lartë, Mark Milley, u tha ligjvënësve në Kongresin amerikan se shanset për një konflikt të mundshëm ndërkombëtar po rriten, raporton CNN-i.

Në dëshminë e parë në Kongres që nga që nga nisja e pushtimit rus mbi Ukrainë, gjenerali Milley dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin thanë se kërcënimet si nga Rusia ashtu edhe nga Kina mbeten të rëndësishme.

Lexo më shumë  Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

Milleyi tha se pushtimi rus i Ukrainës është kërcënimi më i madh për paqen dhe sigurinë e Evropës dhe ndoshta të botës në 42 vitet e shërbimit të tij në ushtrinë amerikane, por shtoi se ishte shpresëdhënëse të shihje se bota po mblidhet rreth Ukrainës.

“Tani po përballemi me dy fuqi globale: Kina dhe Rusia, secila me kapacitete të rëndësishme ushtarake që të dyja synojnë të ndryshojnë rrënjësisht rregullat e bazuara në rendin aktual global. Ne po hyjmë në një botë që po bëhet më e paqëndrueshme dhe potenciali për konflikt të rëndësishëm ndërkombëtar po rritet, jo po zvogëlohet”, tha Milleyi.

Lexo më shumë  Irani thotë se ka sulmuar tri anije në Hormuz, dy prej tyre i ka sekuestruar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *