KryesoreLajme

Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të Shtabit të KFOR-it

Gjenerali amerikan, Arthur Garffer, e ka marrë zyrtarisht rolin e Shefit të Shtabit të misionit të KFOR-it.

KFOR-i njoftoi të enjten se ai pason gjeneral brigadën, John Bozhiçeviq, në një ceremoni të mbajtur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, e të pranishëm pati edhe zyrtarë të lartë të bashkësisë ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti viziton fermerët dhe bletarët: Mbi 300 milionë euro për afër 120 mijë përfitues në katër vjet

“Ishte privilegj të shërbeja në misionin më të gjatë të NATO-s në historinë e Aleancës Atlatnike. Unë e di se KFOR-i do të vazhdojë të bëjë ndryshime për sigurinë lokale e rajonale, nën drejtimin e aftë të brigaderit, Arthur Garffer”, ka deklaruar Bozhiçeviq.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, e ka falënderuar Bozhiçeviqin për shërbimin, duke thënë se “ishte gur themeli i aktiviteteve të përditshme të KFOR-it”.

Lexo më shumë  Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për tre inspektorët e arrestuar të ATK-së

KFOR-i tha se qëndron i përkushtuar për të vazhduar zbatimin e mandatit në Kosovë, për një mjedis  të sigurt.

YouTube player