Bota

Gjenerali amerikan: E vështirë që Ukraina ta fitojë luftën

Dy ditë pas bombardimeve më intensive që prej fillimit të luftës, sulme të reja u raportuan në Ukrainë. Një impiant gazi dhe një fabrikë e prodhimit të raketave në Dnipro ishin mes shënjestrave të fundit. Një zjarr i madh përfshiu fabrikën, duke lënë të plagosur 14 persona.

Në Zaporizhia, raketat qëlluan godina banimi duke i marrë jetën të paktën 4 qytetarëve. 70 predha ranë mbi Nikopol duke shkatërruar infrastrukturën e duke lënë pa energji e ujë mijëra banorë. Në shënjestër u vunë edhe rajonet Odesës dhe Kharkivit, me sirenat e alarmit që ranë edhe në kryeqytetin Kiev.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Pas disfatave të vazhdueshme në fushëbetejë, Moska po e përqendron fushatën e agresionit tek infrastruktura kritike. Në një deklaratë, gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, tha se pavarësisht zmbrapsjes së Moskës nga disa territore, ka pak gjasë për një fitore të afërt të Ukrainës. “Objektivi ushtarak i Ukrainës për ta dëbuar plotësisht Rusinë nga Ukraina, përfshirë edhe Krimenë, është i vështirë të arrihet dhe nuk pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt”, tha ai.

Gjenerali pranon megjithatë, se mund të ketë një zgjidhje politike në tryezën e negociatave, me Rusinë që mund të merrte vendimin për t’u tërhequr. Volodymyr Zelensky ka paraqitur një plan me 10 pika për paqen me Rusinë, që parashikon ndër të tjera tërheqjen e plotë të trupave pushtuese. Por Kremlini i cilëson kushtet të papranueshme dhe në një deklaratë të enjten, theksoi se Uashingtoni është në gjendje të ushtrojë ndikimin e vet te Kievi duke e bërë më fleksibël.  

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *