Lajme

Gjenerali amerikan arrin në Kosovë, zbulohet agjenda e takimeve

Gjeneral brigade, Sean Flynn, njëherazi përfaqësues ushtarak i SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s, ka arritur në Kosovë.

Ai u prit nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, shkruan IndeksOnline.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Flynn, do të zhvillojë një mori takimesh.

Ai pritet të mësojë më shumë mbi marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi planifikuar të ndajmë 200 milionë euro për industrinë kreative

Flynn po ashtu do të takohet me personelin amerikan të KFOR-it.

“E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpriste gjeneral brigade, Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i SHBA-së në Komitetin Ushtarak të NATO-s.

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, gjeneral brigade Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe do të takohet me personelin amerikan në Kampin Bondsteel që mbështet misionin e KFOR-it” thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

Lexo më shumë  Policia arreston kandidatin e PDK-së, Qëndrim Kryeziu pas kundërshtimit të rrënimit të pompës së derivateve, e ndërtuar në tokë të Ministrisë së Bujqësisë: "Është e dajës tem"

Rruga Press

YouTube player