Lajme

Gjeneral Jashari: Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut A5, e mbajtur në Tiranë, ku u diskutua për forcimin e sigurisë rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor.

Në margjinat e kësaj konference u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit rajonal në favor të ballafaqimit me sfidat e sigurisë.

Gjatë adresimit të tij, gjenerali Jashari ka theksuar nevojën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë nismë.

Lexo më shumë  Kurti: KEK në transformim historik, mbi 500 milionë euro investime dhe kapacitete të reja energjetike

“Gjatë adresimit, GLT Jashari edhe kësaj radhe theksoi nevojën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë nismë. Ky veprim do të sillte më shumë paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor. Po ashtu në kuadër të konferencës, KOMFSK ka realizuar takimet bilaterale me Komandantin e Komandës Amerikane për Evropë (EUCOM) dhe njëherit Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë (SACEUR), Gjeneral Alexus G. Grynkewich, si dhe me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjenerallejtënant Arben Kingjin”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Lexo më shumë  Reflektim i Diellës: në Kosovë hedhin kripë në rrugë, në Shqipëri like

Në fund të konferencës të gjitha shtetet pjesëmarrëse u pajtuan që nisma të tilla i shërbejnë sigurisë rajonale dhe adresimit të sfidave të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player