ArgumentKryesore

Gjendja aktuale e parimit politik në duetin e deklaratave të kancelarit gjerman dhe kryeministrit serb

Nga Elvis Hoxha

Gjendja aktuale e dinjitetit dhe parimit politik tingëllon sot në një duet deklaratash që mund t’i themi në formën:

Kryeministri i Serbisë: Ne nuk e pranojmë planin e Gjermanisë dhe Francës për Serbinë dhe Kosovën.

Kancelari gjerman: Në e pranojmë litiumin e Serbisë.

Shkurt, në nivelet më të lartë të përfaqësimit po punohet që bota do të jetë më e pasigurtë, politika më gjeoekonomike dhe më e ndyrë, ndjenja njerëzore më private dhe më dritëshkurtër.

Vuçiçi do ta mbajë pushtetin e tij antidemokratik më gjatë, falë Scholzit. Ndërsa Scholzi do t’i humbë dhe aq vota që ka edhe pse do të marrë litium për të fuqizuar prodhimin dhe demokracinë gjermane.

Rruga Press

YouTube player