Bota

Gjendet i vdekur piloti rus që dezertoi në anën ukrainase

Një pilot rus, që dezertoi në Ukrainë vitin e kaluar, u gjet u vdekur në Spanjë, ka njoftuar agjencia e inteligjencës ushtarake në Kievi.

TheGuardian ka raportuar të martën se Maksim Kuzminov u gjet i vdekur pasi dyshohet se u zhvendos në qytetin Villajoyosa në Alicante në bregdetin e Mesdheut, në një zonë të popullarizuar për turistë.

Trupi i tij u gjet të martën, në rampën e parkimit nën një bllok apartamentesh. Ai dyshohet se u vra nga persona të panjohur që qëlluan 12 herë, e aty pranë u gjet edhe një veturë e djegur.

Lexo më shumë  Vazhdon misteri rreth zhdukjes së ushtarëve amerikanë pranë kufirit me Bjellorusinë, nxirret automjeti i fundosur në Lituani

Kuzminov e kishte kaluar vijën e frontit në gushtin e 2023-s derisa po fluturonte mes dy bazave ajrore ruse. Ai duhej të transportonte pjesë të avionëve luftarakë SU-27 dhe SU-30, por në vend të kësaj, uli helikopterin dhe aterroi në pjesën ukrainase.

Dy kolegët e tij pilotë u vranë. Ne e konfirmojmë vdekjen e tij. ka thënë Andrii Yusov, zëdhënës i shtypit i agjencisë së inteligjencës.

Lexo më shumë  Vuciqi firmos me mikun e Putinit, Orbanin bashkëpunimin strategjik në fushën e mbrojtjes

Ndërsa, një zyrtar i emëruar nga Rusia në Ukrainën jugore ka thënë se Ukraina tani “do të krijojë një biografi të re për pilotin”.

“Mos u emociononi shumë. Ata duan të krijojnë një biografi të re me një listë të pastër dhe një emër të ri për tradhtarin”, ka thënë Vladimir Rogov.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit