Bota

Gjenden veprat grabitura të Pikasos dhe Shagallit

Policia ka konfiskuar dy piktura të vjedhura të Pablo Pikasos dhe Mark Shagallit, në qytetin belg të Antwerpit.

“Veprat e artit ‘Tete’ (‘Koka’) e piktorit spanjoll Pikaso dhe piktura ‘L’homme en priere’ (‘Njeriu duke u lutur’) e artistit franko-rus Shagall, i lindur në atë që sot është Bjellorusia, u gjetën të padëmtuara në një bodrum”, njoftoi agjencia e lajmeve Belga, që citon policinë.

Lexo më shumë  Krimea ishte fortesa e Rusisë, tani është një pikë e dobët

Dy veprat e artit ishin vjedhur nga një koleksionist arti në Tel Aviv në vitin 2010 së bashku me disa bizhuteri.

Në fund të vitit 2022, autoritetet u njoftuan nga një banor belg në Namur, kryeqyteti i rajonit të Valonisë, se një person po ofronte veprat për shitje.

Më pas policia nisi hetimet. Tashmë për të dyshuarin është lëshuar një urdhër arresti.

Lexo më shumë  Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

Rruga Press

YouTube player